Njohuri

Trendet e Kapitalit Njerëzor 2023

Themele të reja për një botë pa kufij!

Raporti i Trendeve Globale Të Kapitalit Njerëzor është një përmbledhje e gjetjeve më kryesore nga rezultatet e vrojtimit global të Deloitte, në të cilin përfaqësohet edhe Shqipëria me një kapitull të dedikuar. Drejtues biznesesh vendase, profesionistë të funksionit të Burimeve Njerëzore, drejtues ekzekutivë, por edhe përfaqësues nga bota akademike kanë dhënë mendimin e tyre mbi rëndësinë, gatishmërinë dhe mundësitë e tyre për të adresuar një listë të çështjeve parësore që lidhen me menaxhimin e kapitalit njerëzor.

Ashtu si në të gjithë botën përfshirë dhe Shqipërinë, gjatë shekullit të fundit puna është trajtuar me një qasje mekanike apo transaksionale. Ne kemi hamendësuar se puna është statike, e përsëritshme dhe e organizuar në procese apo detyra të qarta të cilat grupohen në pozicione pune të mirë përcaktuara.

Megjithatë, në vitet e fundit këto modele janë sfiduar fuqishëm duke i vënë organizatat por edhe vetë punonjësit përballë ndryshimeve të vazhdueshme. Pandemia e Covid-19 “hapi kutinë e Pandorës” duke ju dhënë si punonjësve, ashtu edhe punëdhënësve, mundësinë për ta parë organizimin e punës nga një perspektivë e re dhe na tregoi se kufijtë e vendosur për funksionimin e tregut të punës mund të “shkelen” dhe se për të gjitha palët është e nevojshme të mësohen të eksplorojnë ndryshimet e vazhdueshme në një botë pa kufij. Kjo është edhe arsyeja përse titulli i raportit të Deloitte mbi Trendet e Kapitali Njerëzor për vitin 2023 është “Parime të reja, për një botë pa kufij”.

Sipas rezultateve të vrojtimit për Shqipërinë, vihen re 5 trende kryesore të kapitalit njerëzor si më poshtë:

  • Menaxhimi i venitjes së "pozicioneve të punës"
    Kur punonjësit çlirohen nga pozicionet apo përshkrimet fikse të punës, ata kanë mundësinë të përdorin më mirë aftësitë dhe zotësitë e tyre, përvojat e fituara ashtu si dhe interesat personale në një mënyrë të tillë që i shërben si organizatës ashtu dhe performancës individuale.
  • Fuqizimi i ndikimit njerëzor nëpërmjet teknologjisë
    Tashmë kompanitë po eksplorojnë se si të përdorin teknologjinë në funksion të punonjësve me qëllim rritjen e efiçencës dhe automatizimin e disa proceseve të punës që marrin kohë.
  • Aktivizimi i “të ardhmes së vendit të punës”
    Ndërveprimi i shtuar dhe kufijtë e zbehur mes punës së kryer nga shtëpia dhe asaj të kryer në ambientin e punës, iu jep organizatave një mundësi unike për të eksperimentuar jo më me "ku", por me "si" duhet të bëhet puna
  • Përfaqësimi i zërit të punonjësve
    Nëse më parë përfaqësimi i zërit të punonjësve është konsideruar si një kërcënim, organizatat sot po gjejnë mënyra të ndryshme për të rritur gjithmonë e më shumë angazhimin e punonjësve në vendimmarrje, duke ndërtuar sëbashku mënyrën sesi organizata operon
  • Prioritizimi i elementit njerëzor të qëndrueshmërisë ekonomike.
    Vetë punonjësit po kërkojnë që organizatat të lenë pas retorikën mbi çështjet e qëndrueshmërisë, dhe të sjellin rezultate konkrete dhe të matshme.

Ju ftojmë të lexoni raportin dhe shpresojmë që të shërbejë si një udhërrëfyes gjatë hartimit të strategjive tuaja të biznesit, ku kapitali njerëzor po kthehet fuqishëm në një prej shtyllave më të rëndësishme.

Për më shumë, shkarkoni raportin e plotë këtu.

Did you find this useful?