PowerUp - Frequently Asked Questions

Lajme

Pyetjet e bëra më shpesh

FAQ

Program për ndërmarrjet e mesme dhe të vogla dhe Start-up-et inovative në Ballkanin Perëndimor. Përshtatni modelin tuaj të biznesit, ndërtoni rezistencën dhe zgjeroni praninë tuaj në treg!

Q: Cilat janë përfitimet nga pjesëmarrja në PowerUP?

Përfitimet nga pjesëmarrja në këtë program janë të shumëfishta dhe varen nga qëllimi i kompanisë. Përfitimet kryesore janë të përmendura më poshtë:

  • Mbështetje për ndërtimin e kapaciteteve që synojnë zgjerimin e pranisë në treg të kompanisë, përshtatjen e modelit të saj të biznesit duke përmirësuar qëndrueshmërinë e kompanisë dhe duke rritur gatishmërinë ndaj investimeve.
  • Pjesëmarrje dhe mundësi për të fituar në konkursin më unik të biznesit në Ballkanin Perëndimor.
  • Mundësi njohjeje dhe takime me drejtues biznesesh, investitorë, sipërmarrës me përvojë nga rajoni dhe më gjerë.
  • Fitimi i "Çmimit të Sipërmarrjes Ekselente në Ballkanin Perëndimor".
  • Fitimi i mbështetjes ekskluzive, të dedikuar, të këshillimit të biznesit nga ekspertë vendorë dhe rajonalë nga firma e shquar dhe më e madhe në fushën e konsulencës në botë, Deloitte.
  • Ekspozimi dhe njohje të rëndësishme - promovim në median lokale dhe rajonale.

 

Q: Kush po e organizon PowerUP?

Programi është hartuar dhe vlerësuar nga Grupi i Bankës Botërore, i financuar nga Bashkimi Evropian nëpërmjet Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF) dhe zbatohet me mbështetjen e firmës së konsulencës Deloitte.

 

Q: Sa kushton?

Programi financohet nga Bashkimi Evropian nëpëmjet Western Balkans Enterprise Development & Innovation Facility (WB EDIF). Pjesëmarrja është pa pagesë. Sidoqoftë, ne duam të sigurohemi që sipërmarrësit janë të angazhuar për të rritur firmat e tyre. Kështu, nga përfaqësuesit e kompanive do të kërkohet të nënshkruajnë një Memorandum Mirëkuptimi përpara se programi të fillojë, duke i kushtuar kohë projektit, i cili përfshin ushtrime në internet, prezantime video, prezencë dhe dorëzim prezantimesh online si dhe pjesëmarrje në aktivitete, në bazë vullnetare në varësi të situatës së COVID-19.

 

Q: Kush duhet të aplikojë për PowerUP?

Të gjitha startup-et inovative dhe ndërmarrjet e vogla ose të mesme nga një prej gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova[1], Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia) janë të mirëpritur të aplikojnë. Ne mezi presim të mësojmë më shumë rreth biznesit tuaj dhe t'ju ofrojmë mundësinë për të promovuar kompaninë tuaj gjatë këtij Programi.

 

Q: Cilat janë kriteret për t’u pranuar?

Këto janë kriteret e pranimit:

  • Firmat duhet të jënë të vendosura në mënyrë të ligjshme dhe të regjistruara në një nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova[2], Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia);
  • Firmat duhet të jenë operative prej së paku 1 viti;
  • Firmat duhet të kenë ndërmjet 3-100 punonjës;
  • Firmat duhet të jenë inovative dhe të kenë një produkt / shërbim që gjeneron të ardhura në të paktën një nga tregjet dhe për të cilin firma po kërkon të rrisë shitjet;
  • Firmat nuk mund të angazhohen në prodhimin e alkoolit, duhanit ose armëve (armëve), ose industri të ngjashme. Organizatorët rezervojnë të drejtën të përjashtojnë firmat, aktivitetet e të cilave konsiderohet se krijojnë rreziqe reputacioni për organizatorët e programit, trajnerët, pjesëmarrësit apo të tjerë të përfshirë.

*Do t'ju kërkohet të ofroni prova të regjistrimit/përfshirjes.

 

Q: Si duhet të dalloj nëse kompania ime ose produktet / shërbimet e saj janë mjaftueshëm inovative?

Kontrolloni edhe një herë kriteret dhe aplikoni, nuk keni asgjë për të humbur!

 

Q: A mund të aplikoj në PowerUP nëse biznesi im nuk është i lidhur me teknologjinë?

Sigurisht! Kompanitë nga industri të ndryshme që besojnë se kanë një produkt, shërbim ose një model biznesi inovatitv janë të mirëpritur të aplikojnë.

 

Q: A mund të aplikoj në PowerUP nëse startup/kompania ime ka përfituar tashmë fonde?

Po, jeni të mirëpritur të aplikoni!

 

Q: Si të aplikoj?

Kliko këtu

Plotësoni formularin e aplikimit.

 

Q: Cilat janë temat e paketës përgatitore dhe trajnuese?

Programi i trajnimit dhe ngritjes së kapaciteteve do të sigurojë njohuri të vlefshme dhe do të përqëndrohet në temat e klientëve dhe të tregut; performanca financiare dhe ajo e brendshme; marka dhe prezantim përpara investitorëve të mundshëm.

 

Q: Si do t’i zgjidhni kompanitë për programin PowerUP?

Kompanitë do të përzgjidhen bazuar në kriteret e pranimit dhe ka një numër të kufizuar vendesh në program, përzgjedhja midis atyre që kualifikohen do të bëhet duke marrë parasysh diversifikimin e industrisë dhe e vendit nga i cili marrin pjesë.

 

Q: Si do të zgjidhni cilat kompani do të ftohen në eventin përfundimtar të PowerUP?

Përzgjedhja e kompanive për eventin përfundimtar të PowerUP do të bëhet bazuar në formularin e regjistrimit dhe të dhëna të tjera vënë në dispozicion nga kompanitë; vëzhgimet tona mbi gatishmërinë dhe përkushtimin që do të shfaqin gjatë gjithë programit duke ofruar mendimin tonë për aktivitetin e tyre, pjesëmarrjen dhe prezantimet video të përgatitura prej tyre - kompanitë do të filmojnë prezantimet e tyre për investitorë të mundhshëm dhe do të na e dërgojnë paraprakisht për rishikim.

 

Q: Cili është formati i prezantimit përpara investitorëve?

Prezantimi i kompanisë tuaj përpara investitorëve do të përbëhet nga 5-10 minuta prezantim i ndjekur nga 5 minuta pyetje & përgjigje me jurinë. Do të keni mundësi të përdorni materiale shoqëruese/prezantim në power point të përgatitur paraprakisht gjatë prezantimit të kompanisë tuaj.

 

Q: Ku mund të gjej më shumë informacion?

Vizitoni këtë link ose na kontaktoni direkt në CEBAPowerUpWB@deloitte.com.

 

Rimëkëmbja nga COVID-19 | ndërtimi i kapaciteteve | sipërmarrje | prezantim para investitorëve | trajnim falas |mbështetje për SME| mbështetje për Startup | ndihmë për model biznesi | start-up program | financim i start-ups | si të rrisim shitjet | program për SME

1 & 2. Për BE-në, ky përcaktim nuk cënon qëndrimet mbi statusin dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të UNSCR dhe Opinionin e GJND-së për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.

Did you find this useful?